close
Top LajmeVendi

KSHZ: NUK KA ANKESA PËR KOMISIONET ZGJEDHORE KOMUNALE

KSHZ-480×267

Çiçakovski: Është respektuar rregullativa ligjore


 

Deri tani nuk ka ankesa zyrtare për zgjedhje të anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale, thotë Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, prej se opozita akuzoi se anëtarë të komisioneve komunale po kryejnë aktivitete partiake.

Zgjedhja dhe emërimi i administratës zgjedhore në komisionet zgjedhore komunale bëhet në bazë të metodologjisë së vërtetuar dhe në bazë të të dhënave që i marrim nga Ministria për Shoqëri Informatike – thotë Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski pas akuzave të VMRO-DPMNE-së opozitare se ka patur kryetar të komisioneve komunale zgjedhore që kanë kryer aktivitete partiake në terren. Ai ka nënvizuar se komisioni ka implementuar metodologjinë si dhe ka kryer plotësimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore, ku në baza të ndryshme iu është ndërprerë mandati.

“Mund të them se plotësisht ishin respektuar rregullativa ligjore lidhur me këtë pjesë. Nëse ka vërejtje të caktuara lidhur me anime në procedura, të njëjta duhet të dokumentohen dhe të dorëzohen në KSHZ. Deri më tani nuk kanë arritur vërejtje dhe ankesa të llojit të këtillë – ka deklaruar Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Komenti i tij erdhi pas akuzave të VMRO-DPMNE-së opozitare se një pjesë e Komisionit punon në interes të partisë në pushtet, duke shtuar se ka kryetarë të komisioneve komunale zgjedhore që kanë qenë në radhët e para të tubimeve të LSDM-së. /Art Channel/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia