Kryeministrja e Britanisë Theresa May, do të prezantojë planin e saj të ri të Brexit-it në Parlament, përderisa opozita konservatore ndaj udhëheqjes së saj po forcohet.
May do të paraqesë ndryshimet në Projektligjin për Marrëveshjen e Tërheqjes, i cili përfshin edhe një votim që u jep të drejtën ligjvënësve të votojnë për mbajtjen ose jo të një referendumi tjetër për Brexit-in.
Kryeministrja May ka thënë se kjo do të jetë mundësia e fundit për një Brexit me marrëveshje. Por reagimet kundër kanë ardhur nga partia e saj si dhe nga opozita. /Agjencitë/