close

KUPA E AFRIKËS: AFRIKA E JUGUT ELIMINON EGJIPTIN

Pas eliminimit të Egjiptit në të tetën e finales së Kupës së Afrikës nga Afrika e Jugut me rezultatin 0-1, trajneri i kombëtares Javier Aguirre, u bë viktima e parë, pasi u shkarkua vetëm disa orë pasi që u eliminuan. Aguirre, 60 vjeç, e mbyll me Egjiptin pas më pak se një viti punë, por ka vendosur një rekord unik, duke punuar si trajner në 4 kontinente të ndryshme.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Hany Abo Rida, pasi ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Aguirre si dhe dha dorëheqjen e tij, në më pak se tre orë pas ndeshjes. Ai gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të bordit të tij drejtues të dorëhiqen, duke e quajtur dorëheqjen e tij si një “detyrim moral, edhe pse shoqata e futbollit i kishte dhënë ekipit kombëtar mbështetjen e plotë materiale dhe morale”. /Agjencitë/