Në gjysmëfinalen edicioni i 32-të i Kupës së Kombeve të Afrikës, i organizuar nga Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF), do të përballen Algjeria – Nigeria dhe Tunizia – Senegali. Dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të dielën më 14 korrik.
Në çerekfinale Algjeria mundi jo pa vështirësi Bregun e Fildishtë, pas kohës shtesë me rezultatin 2-1. Tunizia me rezultat bindës mundi Madagaskarin 3-0 derisa ditë më parë Nigeria mundi Afrikën e Jugut 2-1 dhe Senegali mundi Benin 1-0
Në 48 ndeshjet e zhvilluara deri më tani dhe janë shënuar 100 gola apo mestarisht për çdo ndeshje diçka më tepër se 2 gola për ndeshje. Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës do të luhet më 19 korrik. /Agjencitë/