close

KUPA E AFRIKËS: SONTE FILLON EDICIONI I 32-të

Me ndeshjen ndërmjet Egjiptit dhe Zimbabves sonte fillon edicioni i 32-të i Kupës së Kombeve të Afrikës që do të zgjasi deri më 19 korrik kur është finalja e madhe.

Ky manifestim i futbollit i 32-ti me radhë ka vendosur dy rekorde që tani: është edicioni i parë që do të zhvillohet në verë dhe i pari ku do të marrin pjesë plot 24 skuadra. Ndër të tjera, ky edicion i veçantë do të zhvillohet në Egjipt, vendi që mban rekordet kryesore në historinë e Kupës së Afrikës.

Me 7 trofe të fituar, “Faraonët” janë skuadra më e suksesshme e turneut. Pas tyre vjen Kameruni me 5 triumfe, i fundit prej të cilëve ka ardhur pikërisht në dëm të Egjiptit në edicionin e fundit të luajtur në 2017-ën: 2-1 me përmbysje.

Egjipti është edhe kombëtarja që ka marrë pjesë në më shumë edicione dhe që ka luajtur më shumë ndeshje: 23 edicione dhe 7 finale të fituara, “Faraonët” kanë dalë dy herë të dytët dhe tri herë të tretët.

Ylli i këtij turneu do të jetë pa asnjë dyshim heroi i vendasve, Mohamed Salah që ka lujatur 52 ndeshje dhe ka shënuar 27 gola dhe 13 asiste.

Golashënuesi më i mirë i historisë së Kupës së Afrikës është kamerunasi Eto’o. Ish-intersiti ka realizuar 18 gola. /Agjencitë/