close

KUPA E AMERIKËS: VENDI I TRETË PËR ARGJENTINËN

Përfaqësuesja e Argjentinës me fitoren kundër Kilit me rezultatin 2-1 e ka mbyllur Kupën e Amerikës në vendin e tretë.  Ashtu siç edhe pritej kjo ndeshje kishte të gjitha, gola, sherre, kartonë të kuq, ndërhyrje brutale, shpulla, raste dhe aksione të bukura.

Autor të golave për Argjentinën ishin Sergio Aguero dhe Paulo Dybala ndërsa Artur Vidal shënoi golin e vetëm për Kilin.  Pas fitores ndaj Kilit, pa vlerë, Messi nuk ishte i pranishëm në ceremoininë e ndarjes së medaljeve dhe marrjes së trofeut për vendin e tretë. Ai pas ndeshjes shpërtheu në akuza.

Nuk e mora medaljen se nuk doja të bëhesha pjesë e korrupsionit, e mënyrës si na kanë trajtuar në këtë kompeticion. Largohemi me kokën lart, sepse me atë që treguam, duke qenë superiorë ndaj Brazilit, meritonim të shkonim në finale. 

Me ndeshjen finale që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Marakana” në Rio De Zhajnero përfundon Kupa e Amerikës 2019. /Agjencitë/

 

 

 

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!