Lacio ka fituar Kupën e Italisë dhe ka siguruar kualifikimin në fazën grupe të Europa League pasi ka mundur Atalanta-n në finale me rezultatin 2-0. Heronjtë e ndeshjes, e cila dukej se do të shkonte me shtesë, kanë qenë Sergej Milinkovic-Savic dhe Correa, në minutat e fundit të sfidës.
Për Lacion ky ishte triumfi i shtatë në Kupën e Italisë, të cilët kanë kapur Inter-in në renditjen e skuadrave me më shumë trofe të fituar në këtë kompeticion. Pjesë të kësaj finale ishin edhe dy anëtarët e Kombëtares shqiptare, portieri Thomas Strakoshën i Lacios dhe Berat Gjimshiti i Atalantas.
Lacio bashkë me Kupën e Italisë fitojnë edhe 10 milionë euro, ndërsa ka siguruar edhe sfidën e Superkupës kundër Juventus-it ku pritet të ketë edhe përfitime shtesë financiare. /Agjencitë/