Sot në hapësirat e FFM-së u bë tërheqja e shortit për ndeshjet e të tetës së finales për Kupën e Maqedonisë së Veriut në futboll. Shorti deshi që të tetën e finales të luajnë kampioni në fuqi Shkëndija dhe nënkampioni ekipi i Vardarit.
Në ndeshjet tjera më të rëndësishme të të tetës së finales janë edhe Shkupi – Sileksi, Boreci – Struga Trim Lum, Pelisteri – Rabotniçki, Tikveshi – Renova dhe Bregallnica – Makedonija Gj.P. Fituesi i kupës për këtë vit Akademija Pandev do të përballet me Osogovën.
Labunishta do përballet me skuadrën fqinje Ohrin. Ndeshjet e para të të tetës së finales luhen më 25 shtator në ora 15:30, ndërsa ato kthyese më 30 tetor në orën 13:30. /Shaban Sinani/
Vardari – Shkëndija
Akademija Pandev – Osogova
Bregallnica – Makedonbija Gj.P
Shkupi – Sileksi
Pelisteri – Rabotniçki
Tikveshi – Renova
Labunishta – Ohri
Boreci – Struga Trim Lum