Makedonija Gj.P dhe Akademija Pandevi do të përballen në edicionin e 26-të me radhë Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. Ndeshja do të zhvillohet në Arenën Nacionale “Toshe Proeski” me fillim në orën 18:30. Makedonija Gj.P. për herë të tretë do të luajë në finalen e Kupës, ndërsa për Akademia Pandevin kjo do të jetë hera e parë dhe debutuese në ndeshjen më të rëndësishme të garës së Kupës.
Skuadra nga Gjorçe Petrovi i Shkupit ka fituar trofeun në sezonin 2005/2006 kur në finale mundi 3:2 Shkëndijën. Fituesit e deritanishëm të Kupës së Maqedonisë janë Vardari 5 herë, Rabotniçki 4, Sllog Jugomagnat 3, Shkëndija Sileksi dhe Teteksi nga 2 herë, ndërsa Renova, Makedonija Gj.P, Pelisteri, Cementarnica, Bashkimi dhe Pobeda nga një herë janë fitues të Kupës. /Shaban Sinani/