close
Sport

KUPA E MBRETIT: BARCELONA KUALIFIKOHET NË ÇEREKFINALE

Barca

Levante ankohet dhe kërkon fitore në tavolinë


Barcelona u kualifikua për në çerekfinale të Copa del Rey pas fitores së mbrëmshme kundër Levantes me rezultat 3-0, por gjithsesi katalanasit nuk mund të festojnë ende pasi mund të eliminohen në tavolinë. Presidenti i Levantes, Quico Catalan e ka konfirmuar se klubi i tij do të ankohet tek Federata Spanjolle e Futbollit pasi Barcelona përfshiu në formacion një lojtar që nuk mund të luante në ndeshjen e parë të Kupës së Spanjës.

Edhe pse afati përfundimtar për ankesë ka kaluar, departamenti ligjor i ‘Las Granotas’ ka studiuar me kujdes çështjen dhe do ta bëjnë aneksën. Në ndeshjen e parë në Estadi Ciutat de Valencia, Barcelona e futi në formacionin startues, Chumin, i cili nuk kishte të drejt të luajë për shkak të pezullimit për numrin e kartonëve me ekipin e Barcelona B. Këtë fakt e ka zbuluar edhe vetë e përditshmja katalanase, “Mundo Deportivo”.  E veçanta e kësaj ndeshje ishte edhe fakti se Lionel Messi i cili ishte autor i një goli dhe dy asiteve. Për argjentinasin ishte ky goli numër 575 dhe 225 asistime në fanellën e skuadrës katalunase. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia