close
Sport

KUPA E MBRETIT: BARCELONA NË FINALE

Luis Suarez

Luis Suarez hero në “Santiago Bernabeu”


Barcelona ka turpëruar Realin e Madridit në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, duke shënuar fitore me rezultatin 3:0 midis “Santiago Bernabeu”. Që të tre golat “katalonasit” i shënuan gjatë pjesës së dytë, e ku në qendër të vëmendjes doli të jetë sulmuesi Luis Suarez, i cili thjesht ishte i pandalshëm për mbrojtësit e Realit të Madridit.

Ai shënoi në minutën e 50-të dhe  atë  të 73 nga  penaltia, ndërsa goli i dytë ishte autogol i Rafael Varane, i cili në tentativë për të pastruar rrezikun, shënoi në rrjetën e gabuar.  Autori i dy golave kundër Real Madridit, Luis Suarez në lidhje me ndeshjen dhe ecurinë e Barcelona-s pos tjerash ka thënë: “E dinimi se do të kishim më shumë hapësira, por të shënonim një gol dhe kështu ka ndodhur. Rezultatet tona mund t’i shohin të gjithë. Kemi 5/6 vite që arrijmë në finale”.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Kamp Nou” këto dy skuadra kishin barazuar me shifrat 1:1, ndërsa falë fitores së sotme, Barcelona me rezultatin e përgjithshëm 4:1 kualifikohet në finalen e madhe. Për Barcelonën do të jetë kjo finalja e gjashtë radhazi në Kupën e Mbretit.  Në finale do të takohen me fituesin e ndeshjes mes Valencia – Betis. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia