Kupa e RMV-së: Fortuna befasia e 1/16 së finales

NË RAUNDIN E DYTË KALOJNË TË GJITHA EKIPET E LIGËS SË PARË

Pos  dy ekipeve  finaliste nga sezoni kaluar Makedonija Gj.P dhe Sileksi në 1/8 e finales janë kualifikuar edhe Voska Sport, Skopje dhe Luboteni kundërshtarët e të cilëve kanë abstenuar nga garat e kupës, befasinë më të madhe në ndeshjet e 1/16 së finales e arriti Fotrtuna e Hasanbegut e cila eliminoi Borecin e Velesit me rezultatin 5:3. Fitore të pritura shënuan Shkëndija kundër Karaormanit në Strugë 0-3, Shkupi kundër Bellasicës në Strumicë 1-3, Akademija Pandev kundër Teteksit në Tetovë  0-6, Struga Trim Lum kundër Vardartit të Negotinës 1-2. Kualifikim në raundin tjetër kanë siguruar edhe Vardari, Tikveshi, Pelisteri, Rabotniçki, Bregallnica dhe Pobeda. Ndeshjet e 1/8 së finales luhen në  Tetor.

Rezultatet e 1/16 së finales:

Bellasica – Shkupi  1-3

Karaormani – Shkëndija  0-3

Teteksi – Ak. Pandev  0-6

Slloga V – Bregallnica 0-3

Vardari N – Struga Trim Lum  1-2

Kamenica Sasa – Vardari  0-3

Karbinci – Pobeda  0-5

Kozhufi – Tikveshi  0-2

Gostivari – Pelisteri 0-1

Fortuna – Boreci   5-3

BVK Konjari – Rabotniçki 0-5

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share