Përballje spektakolare në çerekfinalet e Champions League. Ky është verdikti i shortit që u hodh mesditën e së premtes në Nyon të Zvicrës. Gjithashtu u hodh shorti edhe për cerekfinalet e Ligës Europa.
Ajax do të përballet me Juventus. Liverpool do të luajë kundër Porto. Tottenham Hotspur do të diskutojë një vend në gjysmëfinale me Manchester City. Ndërsa një finale e parakohshme mund të quhet përballja Manchester United- Barcelona. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në datat 9-10 Prill, ndërsa të dytat në datat 16-17 Prill.
Fituesi i çiftit Ajax-Juventus do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e përballjes Tottenham Hotspur-Manchester City, ndërsa fituesja mes Liverpool–Porto do të përballet me fituesen e çiftit Barcelona-Manchester United. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 Prill dhe 1 Maj, ndërsa të dytat më 7 dhe 8 Maj.
Fituesi i Champions League 2019 do të vendoset mbrëmjen e 1 Qershorit, në stadiumin “Estadio Metropolitano”, në Madrid të Spanjës. Sipas shortit, në cerekfinale të Ligës Europa do të përballen: Napoli – Arsenal, Villarreal – Valencia, Benfica – Eintracht Frankfurt, Slavia Pragë – Chelsea. /Agjencitë/