Kursimi i rrymës: Sektori publik të punojë dy orë më pak

KSL: PREJ ORËS 9 DERI NË 15, KUR KA DRITË DIELLORE DHE KUR ËSHTË MË NGROHTË

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Administrata publike të punojë gjashtë orë gjegjësisht prej orës 9 deri në ora 15, kur ka dritë diellore dhe kur është më ngrohtë që në këtë mënyrë të kursehet rryma elektrike, propozojnë nga Konfederata e sindikatave të Lira të Maqedonisë. Kryetari i kësaj sindikate Bllagoja Rallpovski tha se energjia elektrike që do të kursehet nga institucionet publike më pas duhet t’i jepet si ndihmë sektorit afarist dhe ndërmarrjeve publike për të parandaluar goditjet e mëdha të çmimeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Mund të bëhet racionalizimi, sektori publik mund të punojë me orar të shkurtuar prej dy orësh që në këtë mënyrë do të kursejë sasi të mëdha të energjisë elektrike. Mund të krijohen ekipe që do të mbajnë kujdestari dhe do t’i kryejnë aktivitetet e nevojshme gjatë ditës”, deklaroi Bllagoja Ralpovski-Kryetar i KSL-së.

Nga kjo sindikatë shprehen të shqetësuar pasi numri i papunësisë po rritet ndërsa kriza ekonomike ka goditur çdo qytetarë.

“Prej fillimit të Kovid-krizës e deri më tani kemi humbur 120 mijë vende pune. Ndërkaq ulet numri i punësimeve në vend. Kjo tregon se Qeveria bën politika të gabuara, pasi edhe numri i qytetarëve që largohen nga Maqedonia rritet çdo ditë e më tepër, deklroi Bllagoja Ralpovski- Kryetar i KSL-së.

Ndryshe nga 1 shtatori kanë hy në fuqi masat për kursim të energjisë elektrike nga institucionet shtetërore si Qeveria, Kuvendi, ministritë. Fikja e ndriçimit dekorativ në fasadat e ndërtesave publike dhe monumenteve kulturore, fikja e llambave kur ka dritë të mjaftueshme, ftohja me kondicioner në jo më pak se 27 gradë Celsius dhe ngrohja në maksimum 20 gradë Celsius, fikja e kompjuterëve pas përfundimit të punës, ndërrimi i rregullt i filtrave të njësive të ngrohjes dhe kondicionerëve, shtypja vetëm e materialeve të nevojshme, zëvendësimi i dritareve me efikasitet energjetik, janë vetëm një pjesë e detyrimeve që duhet të zbatojnë institucionet shtetërore./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share