close
Rajoni

KURTI JAVËN E ARDHSHME NË BRUKSEL, NUK DO TA TAKOJË VUÇIQIN

3A3B9BAB-3EEB-44E7-804F-B71E28B9F447

TAKIME ME ZYRTARË TË LARTË TË BE-së


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti javën e ardhshme do të vizitojë Brukselin, vizitë kjo e tij e para në kryeqendrën evropiane prej se ka marrë postin e kryeministrit për mandat të dytë.

Megjithatë në këtë vizitë në Bruksel ai nuk do të takojë presidentin serb Aleksander Vuciq, por vetëm përfaqësuesit e lartë të BE-së.

Kështu së paku ka thënë për TV Klan zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

PËRPARIM KRYEZIU – ZËDHËNËS I QEVERISË SË KOSOVËS

“Në mesin e javës së ardhshme, kryeministri Kurti do të qëndroj në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të BE-së ndërsa nuk do të ketë takim Kurti -Vuciq”

Kryeziu nuk dha detaje të tjera rreth kësaj vizite. Dialogu Prishtinë Beograd kishte rinisur në kohën sa Avdullah Hoti ishte kryeministë, ndërsa ende nuk dihet se kur pritet të ndodh takimi i parë Kurti Vuciq. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia