Kurti “kungjon” qeveritë e kaluara: Urime të gjithëve liberalizimi, kësaj radhe përnjëmend

Të mërkurën në mesditë në Strasburg është nënshkruar vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky vendim u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Sowall, ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti ua uroi qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.

Mirëpo kësaj radhe, ai nuk i kurseu kunjat ndaj ish-qeverive që ua uronin qytetarëve liberalizimin e vizave viteve të kaluara, e madje edhe festonin me shampanja.

“Urime të gjithëve liberalizimi i vizave. Kësaj radhe përnjëmend!”, shkroi Kurti në rrjetin social Instagram.

Ai ndër të tjera tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët do të mund të udhëtojnë lirshëm e pa viza në zonën Schengen të Bashkimit Evropian.

Dje në Parlamentin Evropian, eurodeputetët votuan pro liberalizimit të vizave. /Klankosova.tv

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share