Kurti: Ndaj meje u planifikuan tre atentate

“U fshehën për të mos destabilizuar vendin dhe frikësuar popullsinë”

Kryeministri Albin Kurti flet për herë të parë për publikimin e informatave se ishte përgatitur atentat ndaj tij. Ai thotë se nuk ka dashur të flasë pasi kjo nuk i ndihmonte organeve të sigurisë për të kryer hetimet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai këto komente i ka bërë pasi morri pjesë në samitin dixhital që po mbahet në Prishtinë. Ai ka thënë se sulmet kibernetike po rrezikojnë sigurinë Kombëtare dhe se me këtë po ballafaqohet edhe rajoni.

Kurti në konferencën për media u pyet edhe për një “kornizë te re të dialogut” të publikuar në media.

Sipas tij vetëm dokumentet që prodhohen në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi, duhet të merren si zyrtare duke hedhur edhe njëherë poshtë ekzistimin e këtij dokumenti.

Kurti ka shtuar se për këtë arsye kanë vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon organet e sigurisë, por i ndihmon vetëm planifikuesit e atentateve, prandaj kanë vendosur se më mirë është të mos publikohet plani i atentateve.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share