Kurti: Për ”Ballkan të Hapur” Serbia të hapet ndaj Kosovë

BASHKËPUNIMI RAJONAL PËRMES PROCESIT TË BERLINIT

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar që Serbia të hapet ndaj Kosovës në mënyrë që të ketë Ballkan të Hapur.

Ai tha se gatishmëria për bashkëpunim rajonal shprehet me mbështetjen për Procesin e Berlinit si dhe angazhimin për tregun e përbashkët rajonal.

”Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit, Ballkani nuk përbëhet vetëm nga 6 shtete në përgjithësi. Ballkani Perëndimor ende i paintegruar në BE përbehet nga 6 shtete me ç’rast këto s’mund të trajtohen bashkë, sepse kemi shtete që nuk e kanë dënuar dhe s’kanë vënë sanksione ndaj Rusisë. Ka shtete në Ballkanin Perëndimor që janë në anën e Ukrainës, dhe kemi shtete si puna e fqinjit tonë verior që është në anën e federatës ruse dhe presidentit despotik të saj. Për të pasur Ballkan të Hapur, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës” – Albin Kurti, kryeministër.

Kryeministri Kurti ka kërkuar që Serbia të ndryshojë, në mënyrë që Ballkani të jetë i qetë e demokratik.

”Nëse një qytetar i Kosovës dëshiron të shkojë në Serbi dhe qoftë ajo vizitë tek të afërmit në Preshevë, Medvegj e Bujanoc, apo ka për të kaluar transit në atë shtet, nuk i pranohet pasaporta, e nëse e tregon kartën e identitetit, ajo merret vetëm për t’i thithur të dhënat biometrike” – tha Kurti.

Në samitin e fundit të ballkanit të Hapur që u mbajt të martën dhe mërkurën në Maqedoninë e Veriut vetëm Kosova refuzoi pjesëmarrjen në të. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share