close
Rajoni

KURTI: TAKIMI ME VUÇIQIN NUK ËSHTË VAZHDIMI I DIALOGUT

047049A3-2BDF-46E8-B4F4-BF19F6DA13D1

ABDIXHIKU: QEVERIA KURTI NUK ËSHTË E PËRGATITUR PËR DIALOGUN


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takimin që do ta zhvillojë me presidentin serb Aleksander Vuciq në Bruksel nuk e konsideron si vazhdim të dialogut me Serbinë.

Ai thotë se ky është vetëm një takim, që ndodh për herë të parë mes tij dhe presidentit serb.

Por kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka hedhur kritika ndaj Kurtit duke thënë se qeveria e tij nuk është e përgatitur për procesin e dialogut.

LUMIR ABDIXHIKU- KRYETAR I LDK-së

“Ne kemi një Qeveri që nuk ka pozicion politik rreth dialogut. Unë kam kërkuar nga Kurti në takim që të prezantoj për qytetarët e shoqërinë civile një qëndrim. Ne u kemi paraqitur një dokumenti është bukur publik sepse i është shpërndarë edhe medieve”

Abdixhiku vlerëson se shmangia e dialogut çon në përplasje me BE-në dhe ShBA-në.
Duke folur për takimin që ka zhvilluar me zv.ndihmëssekrearin amerikan Matheë Palmer Abdixhiku tha se ShBA-ja për partinë që ai drejton nuk janë ndërmjetësues në dialog, por janë palë me Kosovën.
Tha se asnjë ecje e Kosovës nuk bëhet pa një asistencë të ShBA-së. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia