Kurti të dielën në Tiranë, takohet me Ramën dhe Nikollën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë të dielën në Tiranë. Sipas burimeve të gazetares Klesiana Omeri, ai do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Deri më tani nuk ka njoftim nga zyrat e shtypit të dy kryeministrave apo kryetares së Kuvendit. Vizita e Kurtit vjen pas marrëveshjes së Ohrit më 18 Mars.

Kujtojmë që një ditë më parë, Kurti raportoi në Kuvendin e Kosovës për takimin e 18 Marsit me Aleksandër Vuçiç nën ndërmjetësimin e BE-së./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share