close

KUSH JANË MINISTRAT E RINJ?

Prej se një kohë të gjatë kishte paralajmërime, gjatë fundjavës propozimi për rikonstruktimin qeveritar ka arritur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Me këtë edhe biografitë e funksinarëve të rinj.

Kryeministri Zaev veten e ka propozuar Ministër të Financave, kurse Ministri i deritashëm Dragan Tevdovski do të jetë këshilltar i tij. Në biografinë e Kryeministrit, krahas karrierës profesionale, shkruan se është rritur në një familje modeste, tradicionale dhe se që nga rinia e hershme është kyçur në biznesin familjar të bujqësisë.

Për Goran Milevskin – liderin e Partisë Liberal-Demokrate, i cili do të jetë ministër i Pushtetit Lokal, shkruhet se para se të bëhet deputet, ka qenë profesor i lëndëve ekonomike në një shkollë të mesme të Manastirit, kurse lidhur me njohuritë përmenden MS Office dhe Internet, kurse flet edhe anglishten.

Hysni Ismaili, është propozimi i Alternativës për ministër të Kulturës. Ai me profesion është Doktor i shkencave mjekësore, kurse para se të bëhet docent në Universitetitn e Tetovës, ka qenë profesor në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë. Krahas gjuhës shqipe, flet edhe gjuhët maqedonase, turke, angleze, e boshnjake. Lidhur me aktivitetet e kulturës, në biografi shkruhet se ka qenë redaktor i librit, organizator i Panairit të parë të librit të botuesve privat shqiptar, redaktor i radio-dramave dhe të 90 radio-emisioneve nga fusha e kulturës, redaktor dhe udhëheqës i 80 programeve dokumentare televizive na gjuhën shqipe dhe njëri prej themeluesve të shtëpisë botuese “Logos A”. Në biografinë e tij përmenden edhe një numër i madh i punimeve shkencore nga fusha e mjekësisë.

Ministër i ri i Ambientit jetësor do të jetë Naser Nuredini i cili është shkolluar për Biznes Ndërkombëtar në Austri, Gjermani dhe Britaninë e Madhe. Në grafën për gjuhët, thuhet se flet shqipen, anglishten, gjermanishten dhe italishten, kurse flet edhe gjuhën maqedone dhe serbo-kroate.

Sadulla Duraku do ta udhëheq Ministrinë për Sistem politik. Përveç funksioneve politike, në përvojën e punës përmenden edhe punësimet në dy shkolla të mesme në Kumanovë.

Në Ministrinë e Bujqësisë duhet të emërohet Trajan Dimkovski, i cili deri më tani ka qenë shef i kabinetit të paraardhësit të tij Lupço Nikolovski. Përveç punës në Ministri, ka përvojë edhe në Këshillat drejtuese dhe shoqata nga fusha e bujqësisë. /Klan Maqedoni/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!