close

KUSHNER: TË PRANOHET PLANI I PAQES PËR LINDJEN E MESME

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner u bëri thirrje një grupi të ambasadorëve që të mbajnë “mendjen e hapur” lidhur planin e paqes për Lindjen e Mesme të cilin pritet ta paraqesë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Kushner ka thënë se propozimi do të kërkojë kompromise prej të dyja palëve në Lindjen e Mesme, kanë bërë të ditura burime të cilat e kanë dëgjuar fjalimin e tij.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se plani do të bëhet publik pasi të formohet qeveria e re në Izrael, si dhe pas përfundimit të muajit të Ramazanit në fillim të qershorit. /Agjencitë/