Gjykatata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues delegacionin shtetëror të Kosovës për dialog me Serbinë. Bashkëkryesuesi i këtij delegacioni Shpend Ahmeti menjëherë pas vendimit ka ofruar dorëheqjen e tij.
Ekipi Negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë është shpallur jokushtetues nga Gjykatës Kushtetuese e Kosovës.
Gjykata ka vendosur në favor të lëndës së parashtruar nga dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje.
Menjëherë pas këtij vendimi, Partia Sociale Demokratike, kanë thënë se tërhiqen nga ky delegacion.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompetencat e delegacionit ne kemi marrë vendim që të dalim nga ky delegacion shtetëror dhe që nga sot do pushojmë së shërbyeri nga kjo kompetencë. Gjykata i ka kontestuar të gjitha kompetencat e delegacionit shtetëror
Vendimin e kanë mirëpritur dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje.
Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ekipin Negociator të Kosovës, me në krye zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmetin e PSD-së. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/