close
Top LajmeVendi

KUVEND: ASKUSH NUK ARRITI TA “THYEJË AKULLIN”

759591FD-936A-4BD6-A9C0-F9E6B359AA4D

Gjatë tërë ditës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kërkohet mënyrë sit ë zhbllokohet puna dhe të miratohet ligji që në mes tjerash do të mundësojë dhënien e pagave për rreth 16 mijë të punësuar, veprimtaritë e të cilëve janë të goditur nga kriza korona. Me kërkesë të tij, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u takua me tre nënkryetarët e Kuvendit, ndërsa me kërkesë të Kryeministrit Zoran Zaev u mbajt edhe një takim me opozitën e bllokut politik shqiptar, e cila kushtëzon me propozim-ligjin për nënshtetësi.

Publikisht, deputetët e pushtetit dhe ata të opozitës edhe sot vazhduan të akuzojnë njëri-tjetrin për bllokadën dymujore të Kuvendit dhe anulimin e votimit për pakon e pestë të qeverisë për ndihmë të qytetarëve dhe të ekonomisë, prej të cilit varet dhënia e pagave për muajt shkurt dhe mars për mijëra të punësuar në vend të prekur nga kriza korona.

GRAFIKA, LSDM

“VMRO-DPMNE bën gjithçka që punëtorët dhe kompanitë të mos e marrin ndihmën. Gjithë opinion ka dëshmuar shumë herë si VMRO-DPMNE frenon dhe bllokon ligje të rëndësishme për qytetarët, për ekonominë dhe për kompanitë.”

TIMÇO MUCUNSKI, VMRO-DPMNE

“Në këtë moment nuk ka ligj më të rëndësishëm dhe prioritet më të madh se masat ekonomike. Për këtë arsye është absolutisht e paqartë pse mbrëmë bënin gjithçka që të mos hapet seancë e tillë. Dëgjonim vetëm arsyetime pse nuk hapet ajo seancë.”

Në përpjekje për të tejkaluar gjendjen dhe seanca e 36-të kyçe të mbahet sot pasdite, Kryetari i Kuvendit i mblodhi tre nënkryetarët e Kuvendit, të japin mbështetje, pasi dje humbi durimin duke kërkuar kuorum për votim.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT

“Tre muaj më mbani këtu, po, po, fol sa të duash, tërë ditën më lodhni me mediat , 101 deputetë jeni të nënshkruar këtu, shpenzime rruge do të merrni, ejani këtu që të miratohen ligjet.”

Esenca e problemit me bllokadën e Kuvendit është fakti se nga shumica në pushtet vazhdimisht ndonjë deputet është i sëmurë ose i izoluar për shkak të krizës korona, ndërsa opozitarja VMRO-DPMNE refuzon që ata deputetë të votojnë në mënyrë elektronike dhe me votat e saj nuk dëshiron t’i ndihmojë pushtetit, duke kërkuar vazhdimisht zgjedhje të reja. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia