close
Vendi

KUVEND: NË REND DITE INTERPELANCA PËR DIMITROVIN

23F9D4A1-1F58-49FD-A41B-2C8224ED9F10

NIKOLOVSKI: PO PUNOJMË TË KRIJOMË SHUMICË TË RE


Interpelanca për Zëvendëskryeministrin, Nikolla Dimitrov erdhi në rend të ditës. Opozita kërkon shkarkimin e tij, por nuk i ka numrat e nevojshme. Megjithatë, e shfrytëzojnë rastin që ti adresojnë kritikat e tyre nga foltorja e Kuvendit.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI, DEPUTET I VMRO DPMNE-SË

Kjo interpelancë është fillimi i realizimit të një plani që e ka VMRO DPMNE, shpresoj që kjo të bëhet në bashkëpunim me partitë tjera politike opozitare, e qëllimi final është rrëzimi i kësaj shumice parlamentare dhe formim të Qeverisë së re në suaza të kësaj përbërje parlamentare.
Ka pasur shumë gënjeshtra në opinion nga Dimitrov. Do të numëroj disa; Në mars të 2018 ka thënë që në qershor presim kornizën për bisedimet. Më 8 nëntor të 2018-tës ka thënë se pret fillim të bisedimeve me BE-në, vitin e ardhshëm.

E Dimitrov u përgjigj.

NIKOLLA DIMITROV, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Për çka po më akuzoni? Sepse nuk hyra në bisedime me çdo kusht? Që nuk hyra në bisedime ku çmimi është gjuha maqedonase? Zonja dhe zotërinj, si duket pikërisht këtë e keni dashur që të mund ta plasoni tezën për tradhti ndaj interesave nacionale, sepse kështu siç qëndrojnë punët, kjo tezë nuk kalon.

Këtë interpelancë do ta përkrahin edhe partitë tjera opozitare. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia