close
Screenshot_4

Mickovski: Ligj jokushtetues dhe i pazbatueshëm në praktikë


 

Për afro 2 javë, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë ka përkthyer 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së të cilat kundërshtojnë avancimin zyrtar të gjuhës shqipe. Nga kabineti i kryeparlamentarit sqarojnë se në momentin që të gjitha procedurat do të jenë gati, përmes ueb- faqes së Parlamentit, opinioni do të njoftohet menjëherë për caktimin e seancës ku në rend dite do të jetë ligji i gjuhëve.

35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së, për ligjin e gjuhës, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë ka arritur ti përkthejë për afro dy javë. Këto amendamente kundërshtojnë avancimin  zyrtar të gjuhës shqipe. Nga kabineti i kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi theksojnë se parlamenti po punon që diskutimi për këtë ligj tashmë të hidhet në lexim të tretë.

“Pjesa e përkthimit tashmë është gati ndërsa Parlamenti po punon për përfundimin edhe të procedurave të tjera, që diskutimi për këtë ligj të filloj sa më shpejtë në lexim të tretë në seancë plenare”.

Nga kabineti i kryeparlamentarit sqarojnë se në momentin që të gjitha procedurat do të jenë gati, përmes ueb- faqes së Parlamentit, opinioni do të njoftohet menjëherë për caktimin e seancës ku në rend dite do të jetë ligji i gjuhëve.

Udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në një intervistë deklaroi se ligji për gjuhët është jokushtetues dhe i pazbatueshëm në praktikë. Sipas tij, përmbajtja dhe mënyra se si është miratuar Ligji për përdorimin e gjuhëve nga shumica parlamentare e LSDM-së është jokushtetuese dhe joreale.

Një ligj i tillë është me interes për të gjithë qytetarët dhe nuk mund të mbahet në Parlament pa praninë e opozitës, thotë ai. Përndryshe, mbi 35 mijë amendamentet e propozuara nga VMRO-DPMNE-ja për ligjin e gjuhëve, u cilësuan si bllokadë e Kuvendit të Maqedonisë nga ana e kryeparlamentarit,  kurse VMRO-DPMNE-ja, e cilësoi këtë si synim për të arritur barazi sociale dhe se janë në pajtueshmëri me vërejtjet e kryetarit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. /B. J. /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia