close
Vendi

KUVEND: PUBLIKOHET SHPALLJA PËR PROKUROR PUBLIK

obvinitelstvo11-480×360

Zyrtarisht fillon afati prej 15 ditë për paraqitjen e kandidatëve


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e publikoi shpalljen për emërim të prokurorit të ri publik shtetëror, pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit nga ky funksion më 17 gusht. Zyrtarisht me këtë fillon afati 15 ditësh për paraqitjen e kandidatëve të interesuar për funksionin prokuror publik i Republikës së Maqedonisë.

Në pajtueshmëri të nenit 41 nga Ligji për prokurori publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e publikon shpalljen e emërimit të prokurorit publik të RM-së në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” dhe në të paktën dy gazeta ditore prej të cilëve një gazetë që botohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare më e ndryshme nga gjuha maqedonase. Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën Zyrtare”.

Këshilli i prokurorëve publikë, madje, ka afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur. Për emërim të prokurorit publik Kuvendi vendos me shumicë të thjeshtë nga 61 vota.  Deri tani në opinion kandidaturat e tyre i paralajmëruan avokatët Sejfulla Osmani, Aleksandar Tortevski, Zvonko Davidoviq, Aleksandar Nakov dhe noterja Lorija Vanevska. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia