close
Top LajmeVendi

KUVEND: TË DIELËN SEANCA PËR PAKOT EKONOMIKE ANTI-KRIZË

DD899899-C8C2-4E7A-B3B4-6FE6DA4A478C

XHAFERI THIRRI SEANCËN, PARTITË AKUZOJNË NJËRA-TJETRËN PËR OBSTRUKSIONE


Edhe pse 20 ditë më parë, Zaev dhe Mickosku u ulën në një tavolinë për tu zotuar se do të jenë konstruktiv, në praktikë nuk po del të jetë kështu. Zhvillimet e fundit në Kuvend, tregojnë se marrëveshja nuk po respektohet, e nga LSDM, u ankuan se sjellja destruktive e VMRO DPMNE-së, është e rrezikshme në kohë pandemie. 

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-

Asnjë parti në botë në kohë pandemie nuk sillet në mënyrë të papërgjegjshme, destruktive dhe të rrezikshme për shëndetin, siç po e bën VMRO DPMNE.
Për fat të keq, COVID19 për ata është vetëm edhe një vegël politike që po e përdorin sipas nevojës për të fituar pikë politike. Në të, VMRO DPMNE gjeti aleatë për profit politik.

E Mickoski edhe në intervistën e mbrëmshme, kërkoi dorëheqje nga Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, duke marrë shembullin e Çekisë, e cila ka ndryshuar 4 ministra të shëndetësisë prej se ka filluar pandemia. Ai kërkoi që të mendohet për prodhimin e vaksinave. Edhe pse me ditë të tëra nuk po mund ta kalojnë pakon e pestë financiare, Mickoski premtoi se do të jepte përkrahje të pakushte për të hapur një fabrikë për vaksina.

HRISTIJAN MCIKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË

Kemi kapacitete edhe njerëzore edhe shkencore, vetëm duhet edhe logjistikë nga të gjithë. Unë në emrin tim jam i gatshëm që ta hap si temë në Komitetin qendror të partisë dhe të japim përkrahje të pa rezervë.
Ti gjejmë mendjet më të mëdha dhe të bëjmë një fabrike. Ardhmëria është kjo, prodhimi! Kaloi faza e testimit, kaloi faza e vaksinimit,
faza e ardhshme është prodhimi.

Derisa partitë po akuzojnë njëra-tjetrën për sabotime dhe jokonstruktivitet, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi thirri seancën e 32 dhe të 36 për nesër. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia