close

KUVENDI I KOSOVËS DISKUTON PËR LUGINËN E PRESHEVËS  

Të hënën pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për luginën e Preshevës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët ishin para disa ditësh për vizitë në Preshevë, kërkuan nga Kosova dhe Shqipëria të marrin seriozisht kërkesat e qytetarëve shqiptarë të luginës.

Diskriminim dhe shkelje e madhe po u bëhet shqiptarëve që jetojnë në tri komunat shqiptare në Serbi, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Anëtarët e komisionit për arsim të cilët ditë më parë vizituan luginën e Preshevës kanë vler3ësuar se gjendja e shqiptarëve atje, është më e keqe se para katër vitesh.

Ata diskutuan rreth kërkesave të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës, ndërsa u vendos që për të hënën të thirret seancë e jashtëzakonshme.

Vetëm ne nuk jemi financues të komunitetit atje, shtetet që kanë komunitete i financojnë, ne jemi për me pas një fond për t’i ndihmuar. Kërkesa tjetër është transferi i mjeteve përmes Shqipërisë, tjetër kërkesë me qenë pjesëmarrës në dialog, ne mundi ta transmetojmë këtë kërkesë, por është kërkesë politike.

Ata kërkuan një fond për Luginën, mënyra se si shkojnë mjetet ishte e vrazhdë përmes Shqipërisë dhe kalon periudhë 1 vjeçare deri të shkojnë mjetet. Duhet me pyet në Shqipëri pse shkon kjo kohë.

Një delegacion i Kosovës në fillim të këtij muaji vizituan luginën e Preshëvës ku janë njoftuar  për së afërmi me problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje. /Blerta Dalloshi-Berisha/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!