Ligjet e kthyera nga Ivanovi do të presin nënshkrimin e shefit të ri të shtetit?!
Edhe sikur partitë politike të merren vesh, për shembull, për ligjin e Prokurorine Speciale, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se për te do të votohet pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale. Edhe për dhjetëra ligje të kthyera pa nënshkrimin e shefti të shtetit Gjorgje Ivanov, gjithashtu do të mundet të votohen për herë të dytë pas 5 majit, thotë Xhaferi duke theksuar se më parë nuk do të thërras mbledhje, në mënyrë që mos keqpërdoren për fushatë parazgjedhore. Kështu ngushtohet rrethi i miratimit të ligjeve të cilësuar si reformuese, të vlerësohen në raportin e Komisionit Evropian për avancimin e Maqedonisë, për të cilin mendohet se do të jetë gati në fund të muajit maj.
Nuk ka pengesa ligjore për punën e parlamentit gjatë fushatës zyrtare zgjedhore për zgjerdhjet presidenciale, e cila fillon të hënën, por megjithatë, Talat Xhferi thotë se nuk do të mbajë mbledhje në mënyrë që deputetët të mos e shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit për fushatë. Xhaferi ju bën thirrje qytetarëve që të dalin në votime, ndërsa partive politike ju porositi të dëshmojnë kulturë politike:
“Ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, dhe me këtë praktikisht të kontribuojnë në respektimin dhe zhvillimin e rregullt të mbarë procesit zgjedhor, subjekteve politike që drejtpërdrejt apo tërrthorazi i përkrahin kandidatët për kryetar të shtetit, bëj thirrje që me veprimet dhe deklaratat e tyre të mos nxisin nxehje të situatës në fushatën zgjedhore.” –deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Zhvillimi demokratik i procesit zgjedhor do të jetë njëri ndër parakushtet për të marrë datën e bisedimeve me BE-në. Por, kushtet tjera, miratimi dhe zbatimi i ligjeve reformuese nga programi qeveritar, për momentin duket se janë penguar për shumë shkaqe dhe nuk dihet se a do të përmbushën në mënyrë që të hyjnë në raportin e Komisionit Europian për avancimin e Maqedonisë, që pritet të sillet më 29 Maj.
Rreth 25 ligje të kthyera pa nënshkrimin e shefit të shtetit në largim e sipër, Gjorgje Ivanov, i cili mes tjerash refuzon të përdorë emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ligji që përcakton fatin e PSP-së është ende lëndë e bisedimeve politike. Rivotimi i ligjeve të kthyera në Kuvend, sipas Talat Xhaferit, do të jetë i mundshëm pas 5 majit dhe eventualisht me nënshkrimin e presidentit të ardhshëm. Xhaferi sot para gazetarëve në hollësi shpjegoi edhe procedurën, sipas kushtetutës së vendit se si do të veprojë nëse nuk zhgjedhet shefi i ri i shtetit në raundin e dytë të votimeve, për shkak të mos plotësimit të censusit kur ai do të ketë rolin e ushtruesit të detyrës, president i shtetit. /Biljana Georgievska/