Kuvendi votoi rendin e ditës të mbledhjes së 84-t, vazhdimi është caktuar për nesër

Kuvendi sot pasdite e votoi rendin e ditës së mbledhjes së 84-t. Deputetët njëzëri, me 75 vota “për”, e miratuan vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki vërejti se disa orë kanë pritur që të miratohet rendi i ditës, duke theksuar se do të japin mbështetje për vendimin e dërgimit të pjesëtarëve të Armatës në operacionin ndërkombëtar “UNIFIL”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Si opozitë kemi qëndrim konstruktiv dhe këtë pikë do ta mbështesim. Nuk do të bëjmë kurrfarë obstruksioni për këto vendime të propozuara”, tha Kovaçki.

Me 62 vota “për”, pa vota të përmbajtura dhe pa asnjë votë kundër, Kuvendi e miratoi edhe Vendimin për publikimin e thirrjes publike për emërimin e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat për Marrëdhënie Pune në shkallë të dytë.

Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor do të shqyrtohet kur do të ketë kushte gjegjësisht kur do të kalojë në Komisionin e Politikës së Jashtme, ndërsa për shkaqe të njëjta nuk mundej të shqyrtohej edhe Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndërlidhjen e Skemave për Identifikimin Elektronik të Qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Me kërkesë të koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski nuk ishte shqyrtuar edhe Propozim-ligji i plotësuar për buxhet sepse njëkohësisht ka pasur të caktuar mbledhje në Komisionin për Financim dhe Buxhet.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi se mbledhja do të vazhdojë nesër në orën 12, aty ku, siç tha, do të ketë kushte për hapje të debatit. Bëri thirrje që deri atëherë të punojnë komisionet adekuate./MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share