close

Kylie Jenner trazon rrjetin me kokën e luanit në fustanin e saj

Në shfaqjen e modës të Schiaparelli ditën e hënë në Javën e Modës në Paris, Kylie Jenner mori vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj. fustani i gjatë i zi bust,  pa asnjë zbukurim veç rrudhave u kombinua nga 25-vjeçarja me kokën gjigande të një luani në krahun e djathtë e cila dukej thuajse e vërtetë.

E bukura dhe bisha. Faleminderit Daniel Roseberry dhe Schiaparelli për një mëngjes kaq të veçantë. Më pëleu shumë të mbaja këtë vepër arti të krijuar me dorë duke përdorur materiale të prodhuara nga njeriu”, shkroi Jenner në postimin e saj në Instagram.

E vogla e familjes Kardashian-Jenner shtoi një çantë me lëkurë gjarpri dhe taka me ngjyrë të artë në pjesën e tyre të përparme për të plotësuar veshjen e saj. Aksesori gjigand duket se u zgjodh nga bukuroshja edhe për shkak të shenjës së saj të horoskopit, e cila është Luani.

Megjithatë, kjo gjetje origjinale mblodhi reagime të shumta nga ndjekësit që e akuzuan për “lëndim ndaj kafshëve” dhe “gjueti”. Të tjerë u shprehën se pavarësisht se është një imitim, pamja të ngjall shqetësim.

Por admiruesit e Kylie nuk vonuan për të dalë në mbrojtje duke thënë se është thjesht modë dhe nuk ka pse të merret seriozisht. Në komente ata kanë shtuar se fëmijët mbajnë gjithë kohës lodra pelushi ndaj është e njëjta gjë.

Vetë marka Schiaparelli ka bërë të ditur në rrjetet e saj sociale se asnjë kafshë nuk është vrarë për të realizuar Inferno Couture. Leopardi, luani dhe ujkonja përfaësojnë epshin, krenarinë dhe kopracinë në alegorinë e Dante. Skulpturat janë krijuar duke përdorur shkumë deti, resin, lesh dhe gëzof të rremë prej  mëndafshi si dhe janë pikturuar me dorë për t’u dukur si të vërteta./tvklan.al

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!