Ylli i New Orleans Pelicans Anthony Davis i cili kaloi te Lakers me një mega-marrëveshje, e cila do mbahet mend gjatë në historinë e NBA-së. Ndërkaq Pelicans në shkëmbim të Davis do të marrin dy basketbolistët e Lakers si Lonzo Ball, Brandon Ingram e Josh Hart.
Por, përfitimet e Pelicans nuk ndalen këtu. Ata do të kenë të drejtë edhe në 3 drafte të raundit të parë, si dhe draftin e katërt të këtij sezoni.
Pos Davis, Lakers i ka hapur rrugën edhe një transferimi tjetër të madh. Bëhet fjalë për Kyrie Irving, i cili do të jetë i lirë nga muaji korrik, dhe dëshira e tij ka qenë vazhdimisht të ishte bashkë në skuadër me Anthony Davis – duke i shtuar faktin se në ekip është edhe LeBron James.
Los Angeles Lakers që tani konsiderohet si një nga favoritët për të triumfuar në NBA sezonin e ardhshëm 2019/2020. /Agjencitë/