Hera e 26-ta në histori që fiton titullin kampion
Barcelona pas fitores kundër Levantes në Camp Nou, me një gol të vetëm që e ka shënuar, Lionel Messi e ka siguruar edhe titullin e kampion në La Liga për këtë sezon.
Trajneri Ernesto Valverde në këtë takm kishte vendosur ta linte Lionel Messin në stol, duke e mbajtur në mendje ndeshjen e mesjavës kundër Liverpoolit, ai u detyrua ta thërrasë atë për ndihmë sapo filloi pjesa e dytë.
Lionel Messi e mbajti në duart e veta trofeun e dhjetë të La Ligës me Barcelonës. Këtë trofe, ai ia siguroi Barcelonës me golin e tij në ndeshjen kundër Levantes.
Pesë-herë fituesi i Topit të Artë e mban edhe shiritin e kapitenit të skuadrës së Barcelonës. Kjo përgjegjësi i ka ofruar Messit që ta ngrejë i pari trofeun e La Ligës këtë sezon. Kjo është hera e tetë në 11 sezonet e fundit, si dhe e 26-ta në histori, që Barcelona ka arritur të shpallet kampione e Spanjës.
Rrugëtimin drejt këtij titulli, skuadra e Ernesto Valverdes e filloi pikërisht para 252 ditëve, me fitore 3:0 ndaj Alavesit. /Agjencitë/