close
Sport

LA LIGA: BARCELONA S’KA TË NDALUR

El clasico 2

Reali–Barcelona 95-51-96 në 242 “Clasico”


Mbrëmë në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid u zhvillua El-Clasico mes Realit dhe Barcelonës, dy skuadrave më të mira në La Liga të Spanjës, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitore e skuadrës katalonase me golin e vetëm të kroatit Ivan Raketiq në minutën e 26-të“El-Clasico” numër 242 mes dy ekipeve gjigante ku Barcelona, për herë të parë në 87 vite, ka parakaluar rivalët e përjetshëm në përballjet direkte të zhvilluara në të gjitha kompeticionet: 96 fitore për katalonasit, 95 për madrilenët, 51 barazimet. “Clasico” i parë është luajtur më 31 janarin e vitit 1932 dhe është fituar 2-0 nga Real Madrid.

Fitorja e mbrëshme ishte e 31-ta e Bercelonës në “Santiago Bernabeu” dhe fitorja e 11-të nga viti 2009 që filloi me fitoren e thellë 6-2, ndërkohë fitoret tjera kanë ardhur me ato në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve 2-0, trileri 4-3 në sezonin 2012/13, fitoren 4-0 në vitin 2015, dramën 3-2 më 2016/17 dhe fitorja 3-0 e sezonit të kaluar.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon të kryesoj tabelën e La Ligas me 60-të pikë, e ndjekur nga Atletiko Madridi që ka 50 pikë dhe një ndeshje më pak, kurse Reali renditet i treti me 48 pikë. Në xhiron e radhës Barca luan kundër Rayo Vallecano, ndërsa skuadra nga Madridi ndaj Valladolidit. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia