close

LA LIGA: MESI ME REKORD TË PAPARË

Ai shënoi golin e 400-të në kampionatin spanjoll


Lionel Messi e ka thyer edhe një rekord tjetër individual në paraqitjen e tij mbresëlënëse në fitoren e Barcelonës 3-0 ndaj Eibar në kampionatin e La Ligas spanjolle. Argjentinasi dëshmon se është një mrekulli e vërtet.

Ai në ndeshjen e djeshme kundër Eibar shënoi golin e 400-të në kampionatin spanjoll, që nënkuptohet se ai është i pari që arrinë këtë sukses duke e mbajtur fanellën e Barcelonës, me të cilën skuadër ka debutauar në ekipin e parë që nga viti 2004.

Për yllin argjentinas ishte ky goli i 17-të në këtë sezon, ndërsa ka edhe 10 asistime. Barcelona shënoi fitore 3-0 kundër Eibar, me 2 gola të Luis Suarez dhe një të Mesit. Pas ndeshjeve të djeshme skuadra katalanase vazhdon të mbajë pozitën e parë me 43 pikë apo 5 më tepër se Atletiko Madridi që është në pozitën e dytë. /Agjencitë/