close

LA LIGA: MESI SHPËTON BARCELONËN

Skuadra katalanase Barcelona barazoi 2-2 me Valencian duke marrë vetëm 1 pikë dhe duke e çuar për momentin në 6 pikë diferencën me Atletico Madridin dhe 11 me Real Madridin.

Valencia ishte në epërsi 2-0 me gola e Kevin Gameiro dhe Dani Parejo nga penalltia. Mesi realizoi dy gola për t’i ndihmuar Barcelonës të rikthehet duke barazuar 2-2 me Valencian në “Camp Nou”. Barça lëshoi dy pikë të rëndësishme në luftë për titull, por duke parë që po humbiste 2-0 fitimi i një pike ishte arritje dhe këtë e ka shfaqur edhe pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Më pas, mendoi Lionel Mesi për të nxjerrë nga telashet skuadrën e tij, teksa shënoi dy herë në portën e Valencias për ta çuar në 21 numrin e golave sezonalë në La Liga.

Po Barcelona rrezikon të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, ku katalanasit do të përballen me Real Madrid. Një “El Clasico” që e mirëpresin të gjithë, por në fushë mund të mungojnë dy sulmuesit “blaugrana”, Lionel Mesi dhe Ousmane Dembele. /Agjencitë/