close
Bota

LABURISTËT ME PROPOZIM TË RI PËR BREXITIN

auto_Brexit_Web_Image_71538470234

Nuk përjashtohet kërkesa për vazhdimin e afatit të nenit 50


Lideri britanik i laburistëve opozitar, Xheremi Korbin, pritet që para deputetëve të njoftojë se partia e tij do të përkrahë thirrjen për një referendum të dytë lidhur me Brexitin. Pritet që nesër Parlamenti në Londër të debatojë dhe të votojë për disa propozime dhe amandamente rreth Brexitit.

Në mesin e propozimeve të laburistëve opozitarë, pritet edhe amendamenti me të cilin kërkohet që marrëveshja për daljen nga BE-ja të vihet në votim publik. Lideri Jeremi Korbin deklaroi se nëse parlamenti refuzon planet e partisë së tij laburiste për Brexitin, atëherë partia formalisht do të përkrahë një votim të ri. Ky ndryshim do vetëm një javë pasi disa deputetë u larguan nga partia laburiste për të formuar një grup të pavarur.

Ata thonë se janë të pakënaqur nga rrjedha e deritanishme e procedurës për daljen nga BE-ja, por në veçanti nga politika e liderit të partisë, Korbin, lidhur me Brexitin dhe me antisemitizmin i cili emërohet në radhët e partisë kryesore opozitare në Britani, siç pohojnë ata.

Laburistët thonë se do të paraqesin edhe amandament me të cilin thirret qeveria e kryeministres Tereza May ta përkrah propozimin e tyre për Brexit. Kërkesat e laburistëve janë që edhe më tutje të ketë një Union Doganor të përhershëm dhe qenësor me BE-në, një lidhshmëri të fuqishme me tregun unik evropian, i përkrahur me institucione dhe obligime të përbashkëta, mëtutje të ketë përkushtim dinamik të të drejtave dhe mbrojtjes si dhe përkushtim për pjesëmarjen në agjencitë evropiane dhe në programet e financimit, veçanërisht në ekologji, arsim dhe industri.

Emily Tornberi, nga radhët e laburistëve, thotë se nëse kryeministrja Teresa May e lë parlamentin të zgjedh mes “no dilit” dhe propozimit të saj për dajlen nga BE, atëherë duhet të organizohet një referendum i dytë.

“Në të vërtëtë ne vepruam sipas instruksioneve të anëtarëve tanë. E dini, ne votuam kundër, ne jemi për zgjedhje të përgjithshme, i shtruam në tryezë të gjitha opsionet, e nëse edhe mëtutje nuk mund të ecim, 32 ditë deri në skadimin e afatit, do të duhet t’i japim fund asaj politike.”- thekson Emili Tornberi.

Pritet që partia të përkrah edhe përpjekjen e deputetes laburiste Ivet Kuper, që parlamentit t’i jepet e drejt ligjore, ta detyrojë kryeministren Teresa May të kërkojë vazhdimin e hyrjes në fuqi të nenit 50-të, respektivisht zgjatjen e periudhës për bisedime edhe pas afatit që është 29 marsi i këtij viti. Britania në qershor të 2016-tës, votoi për referendumin ku me një shumicë të ngushtë fitoi opsioni për dalje nga BE-ja. Por prej atëherë e deri më tani qeverisë në Londër nuk i shkoi për dore të siguroi përkrahjen në parlament për marrëveshje të cilën në nëntor të vitit të shkuar e arriti me Brukselin. Në ndërkohë disponimi i opinionit publik ndryshoi, pra po të mbahet një referendum i ri për Brexitin pritet që me një shumicë të ngushtë të fitojë opsioni për të mbetur në BE. Njëra nga pyetjet kyçe rreth të cilave ngeci Brexiti është çështja e statusit të kufirit me ishullin e Irlandës. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia