close

LAJÇAK: KEQARDHJE PËRSE NUK SOLLA LAJME TË MIRA

Zaev: ”Tetori është tetor”, kemi garancë për negociata me BE-në


Shkalla e entuziazmit të aurotiteteve në vend është e ndryshme rreth përgjigjes së BE-së për fillimin e negociatave me Maqedonië. Derisa Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk do ketë zhvillime të reja pas muajit tetor, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, shprehet më i rezervuar. Shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak pranoi se ka shpresuar se do të sjellë lajme më të mira në Shkup, por porositi “mos u dëshpëroni’. Nga ana tjetër opozita e shfrytëzon situatën për kritika të reja ndaj qeverisë, duke sugjeruar se fillimi  i negociatave do të prolongohet edhe më tej.

Shefi i diplomacisë sllovake dhe kryesuesi me OSBE-në, Mirosllav Lajçak, pranoi se ka shpresuar se do sjellë lajme më të mira në Shkup, për fillim të negociatave, por si prolongim për arsye teknike e sqaroi faktin se data e pritur për Maqedoninë e Veriut u prolongua sërish mbrëmë në takimin e minsitrave në Luksenburg.

‘Mbrëmë asnjëra nga 28 vendet anëtare nuk tha jo, nuk duhet ta ftojmë Maqedoninë e Veriut. Shumica e vendeve thanë së do ta bëjnë këtë, por nuk mundën për shkak të procedurave të brendshme në Gjermani, siç e dini. Por në qoftë se nuk ndodh dicka negative dhe e papritur deri në tetor, me të vërtetë shpresojë se në tetor do të kenë ftesë.” tha Mirosllav Lajçak- Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë

Nikoqiri i tij, ministri Nikolla Dimitrov, nuk e fsheh revoltën e tij nga sjellja e Brukselit ndaj Maqedonisë, por edhe ndaj tërë rajonit.

“Në qoftë se më pyesni për përshtypjet nga përfundimet e mbrëmshme, nuk mund të jemi të kënaqur deri sa nuk vjen vendimi në tetor, mendoj suksesi jonë do jetë sinjal i rëndësishëm për tërë rajonin se dyert e Evropës janë të hapura dhe vizioni evropian për Ballkanin Perëndimor ekziston. Nëse nuk ndodh diçka e tillë, atëherë kjo do të jetë çështje e asaj perspektive.” – deklaroi Nikolla Dimitrov- Ministër i Punëve të Jashtme.

Dimitrov madje dyshon në politikën e jahstme të BE-së, duke theksuar se nëse klubi 28 anëtarësh nuk mund të dalloj gjendjet në Ballkan, për të cilën ndërton strategji me vite. Atëherë është e vështirë të besojë se do të udhëheqë politikë kredibile ndaj pjesve tjera të botës. Por për dallim nga ai kryeministri Zoran Zaev flet me më shumë optimiziëm për përgjigjen e Brukselit.

“Vendimi është garancë absolute, e cila është e nevojshme për mua, besoj edhe për të gjithë qytetarët. Nëse për shkak të, siç theksohet në vendim-“ afatet e nevojshme kohore” për shkak të publikimit të vonuar të raportit- tetori do të jetë tetor… e morëm garancën formale juridike me shkrim.” –shprehet Zoran Zaev- Kryeministër i RMV-së

Sipas opozitares VMRO DPMNE gjërat duken më ndryshe, përkatësisht në tetor Qeveria e cila pa nevojë i ka rritur pritshmërit për në muajt e kaluar dhe nuk ka arritur rezultate në reforma, do të marrë vetëm detyra të reja që duhet t’i plotësojë në periudhën që vjen, ndërsa data për negociata edhe mëtutje do të prolongohet.

“Çfarë do të thotë në skenarin me të mirë është pikëpyetje nëse deri në dhjetor të vitit 2020 ne mund të presim fillim të negociatave me BE-në.”-vlerëson Aleksandar Nikollovski- VMRO DPMNE.

Ligji i bllokuar për të ardhme e PSP-së, draftin e të cilit e hedh poshtë kategorikisht opozitarja VMRO-DPMNE, sipas Kryeministrit Zaev nuk ëhstë kusht i caktuar nga BE-ja, por është sugjerim si pjesë e reformave në vend. Ai sot theksoi se ëhstë i gatshëm për vazhimin e negociatave gjatë periudhës së verës. /Biljana Georgievska/