RRACI: E NEVOJSHME ARRITJA E MARRËVESHJES KOSOVË – SERBI
Ish këshilltari i ish kryenegociatores Edita Tahiri, Gazmir Rraci e sheh të nevojshme arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në pranverë.
Sipas tij kjo duhet të ndodh nëse Kosova dhe Serbia e shohin veten pjesë të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur një sërë takimesh me vendet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.
Kjo nismë e emisarit të BE-së erdhi pas takimeve të fundit të zyrtarëve të lartë perëndimor me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Këto takime analisti politik Gazmir Rraci I sheh shumë të rëndësishme.
Kjo tregon që BE-ja është e interesuar të zhbllokojë situatën e Kosovës dhe raportet që ka …
Përmes llogarisë së tij në Tëitter, Lajzak bëri të ditur se është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.
Me përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës, Lajçak tha se ka diskutuar për çështjen e dialogut, dhe përshpejtimin e procesit.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha