Lajmi Fundit: Arrestohet Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Sipas Prokurorisë Themelore, aktvendimi nga ana e Prokurorit të Shtetit është marrë për shkak të dyshimit se Ademi ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share