close
Sport

LAPORTA: NUK HEQIM DORË NGA SUPERLIGA EVROPIANE

A4F8B1C4-C8BE-4505-8AFF-16EABBF35BE2

LA LIGA SPANJOLLE: PROJEKT I DËMSHËM


Projekti për Superligën Evropiane pas së cilës, pas tërheqjes së nëntë ekipeve kanë mbetur vetëm Juventusi, Reali dhe Barcelona, ende është gjallë – thotë Presidenti I Barcelonës, Zhoan Laporta. Kreu I Barcelonës I është drejtuar opinionit duke theksuar se është e domosdoshme që klubet e mëdha të japin mendimin e tyre lidhur me shpërndarjen e parave.

Gjigandi katalonas për momentin gjendet në situatë të vështirë financiare, kurse në radhët e tij ka Lionel Mesin dhe Antoan Grizmanin, dy nga pesë futbollistët më të paguar në botë. Laporta, I cili muajin e kaluar u zgjodh President I Barcelonës, në një prononcim për një televizion katalanas ka theksuar se nuk heq dorë nga Superliga.

ZHOAN LAPORTA – PRESIDENT I BARCELONËS

“Kishte presione ndaj disa klubeve, por propozimi ynë edhe më tej ekziston. Investimet janë shumë të rëndësishme, pagat janë tepër të larta dhe është e domosdoshme që gjithë kjo të merret parasysh në mënyrë të njëjtë si dhe meritat sportive”

Nga ana tjetër, udhëheqësia e La Ligës spanjolle ka mbajtur një takim kushtuar cështjes së Superligës, ku kanë marrë pjesë 17 nga 20 klubet e ligës së parë. Në këtë takim nuk ishin ftuar përfaqësuesit e Real Madridit, Atletiko Madridit dhe Barcelonës.

La Liga, pas takimit, përmes një komunikate ka theksuar se projekti për formimin e Superligës është I dëmshëm dhe bëhet fjalë për gara të karakterit të mbyllur ku ekipet e vogla nuk do të kishin qasje. 17 Klubet njëzërit i kanë hedhur poshtë planet për këtë ligë të re evropiane. /KlanMacedoni

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia