close
Top LajmeVendi

LARGOHET BEJLI – VJEN KEJT MARI BËRNS

dcm_byrnes

Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli ka përfunduar mandatin e tij në Maqedoni. Gjatë largimit nga funksioni, përmes Tuitterit është falënderuar për mikpritjen. Ai ka qenë ambassador në Shkup nga viti 2014. Në vend të tij, Presidenti amerikan Donald Tramp ka nominuar Kejt Mari Bërns.

“Faleminderit Maqedoni e Veriut për mikpritjen tuaj dhe miqësinë. Deri në takimin e ardhshëm – shihemi!”. Kështu ka shkruar në Tuitter ambasadori i SHBA-së në largim Xhes Bejli, me çka zyrtarisht largohet nga detyra që e kishte ushtruar që nga Dhjetori i vitit 2014. Bejli në janar të këtij viti njoftoi se do të largohet nga Shkupi në fillim të Marsit dhe më pas edhe do të pensionohet nga puna në Departamentin amerikan të shtetit, pas 34 viteve përvojë pune.

“Më shumë se 20 vite, SHBA-të dhe Maqedonia ndërtojnë një partneritet dinamikë. Unë kam për qëllim që t`i përforcoj marrëdhëniet tona dhe t`i ndihmoj Maqedonisë që ta realizojë potencialin e saj si demokraci dinamike, multietnike dhe prosperuee, plotësisht e integruar në komunitetin euroatlantik” – kishte deklaruar Xhes Bejli në shkurt të vitit 2015 gjatë prezantimit të tij para opinionit të Maqedonisë.

Bejlin do ta zëvendësojë Kejt Mari Bërns, në nominimin e së cilës thuhet se është diplomate e karrierës, veteran me 24 vite përvojë pune. Deri më tani ka punuar si Këshilltare për Marrëdhënie me opinionin në Ambasadën e SHBA-së në Madrid-Spanjë, ka qenë përfaqësuese e lartë civile e Departamentit të shtetit në grupin operativ Baston/Bronko në aeroportin Xhalalabad në Afganistan dhe këshilltare për marrëdhënie me opinionin në Misionin e SHBA-së në NATO. Kejt Mari Bërns ka magjistruar në Universitetin Xhorxhtaun në Uashington. Flet gjuhët, spanjolle, hungareze dhe turke. Nga Shtatori i vitit 2017 ajo punon si zv/ambasadore në Ambasadën amerikane në Athinë.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia