close
Sport

“L’EQUIPE”: SHPALLET FORMACIONI I VITIT 2018

L ekip

Antoine Griezman mbetet jashtë formacionit


E përditshmja franceze “L’Equipe” ka përpiluar formacionin ideal të vitit 2018, për vitin që po lamë pas. Skuadra spanjolle Reali i Madridit ka më tepër futbollist në këtë formacion të vitit: mbrojtësit Varane e Marcelo, si dhe mesfushorin Luka Modriq, që është edhe fituesit i “Topit të Artë” për vitin 2018.

Ajo që të bie në sy është lënia jashtë e Antoine Griezmann, kampion bote me Francën, por edhe fitues i Ligës Evropa dhe Superkupës Europiane me Atletico Madrid. Ky i fundit ka si përfaqësues të vetëm në formacionin ideal të prestigjiozes “L’Equipe” portierin Jan Oblak.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, reparti i mbrojtjes plotësohet nga Trent Alexander Arnold dhe Virgil Van Dijk të Liverpoolit. Në mesfushë, Modriqit i bashkohet francezi i Chelseat, N’golo Kante.

Ndërkohë, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Eden Hazard janë zgjedhur në formacionin ideal të “L’Equipe” si treshe e avancuar, në mbështetje të Cristiano Ronaldos së Juventusit, në rolin e sulmuesit të vetëm. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia