Lëshohet fletarrest ndaj autorit që plagosi një person në Hasanbeg të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dhënë informacione rreth gjuajtjes së djeshme me armë në Hasanbeg të Shkupit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Nga MPB njoftojnë se është njoftuar prokurori dhe se është lëshuar fletarrest ndaj personit i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri vëllain e shkupjanit B.J. (38), pas një zënke në komunikacion.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Më datë 10.09.2022, në ora 16:00, B.J.(38) nga Shkupi ka raportuar në SPB-Shkup se në rrugën “Alija Avdoviq” afër kishës ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe një person është plagosur nga arma e zjarrit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policët, ku është konstatuar se rreth orës 15:45, pas një aksidenti të mëparshëm trafiku në të njëjtin vend, në mes të një automjeti të pasagjerëve “Volkswagen Tuaran” i drejtuar nga denoncuesi dhe një mjeti pasagjerësh “Seat Altea” me drejtues shtetasin B.K. (20) nga Shkupi, të dy me targa nga Shkupi, pasoi një debat verbal me pasojë një sulm fizik. Në të njëjtën kohë, B.J.(34), i cili sipas raportimit ishte pronar i automjetit “Seat”, ka nxjerrë armën, e cila në momentin që tentuar t’i merret, ka qëlluar dhe ka plagosur B.J., vëllain e raportuesit, duke e lënduar në këmbë. Ai së bashku me S.J., i afërm i raportuesit, i cili ka mbetur i plagosur gjatë sulmit fizik, janë transportuar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore. Është njoftuar Prokurori Publik, është lëshuar fletarrestim qendror për gjetjen e autorit ndërsa po punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share