close

LËVIZJA ANTI-BIXHOZ: JO LIGJ NË DËM TË POPULLIT

‘Për çdo eskalim të situatës, përgjegjësia mbi ju!’


Lëvizja Anti-Bixhoz, ditën e sotme ka bërë thirrje edhe njëherë që të merren parasysh kërkesat e tyre nga ana e qeverisë dhe ministria e Financave sa i përket ligjit për kazino. Të njëjtit kanë theksuar se në rast të kundërt për çdo eskalim të situatës, përgjegjësia mbi ta.

Lëvizja anti-bixhoz, me pressin drejtuar qeverisë, minisrit të Financave, Dragan Tevdovskit dhe anëtarëve të komisionit për Financim dhe Buxhet, ka përsëritur kërkesat rreth ligjit për kazinot. Nga kjo Lëvizje kanë kërkuar nga të njëjtit që të mos sjellin ligjin në dëm të popullit.

Të gjitha objektet e lojërave të fatit, të largohen 3 km larg vendbanimeve, të ndahet 5% nga buxheti që vjen nga lojërat e fatit dhe të përdoren për riparimin e objekteve me interes publik poashtu dhe për rehabilitimin e personave të varur nga bixhozi. Gjithashtu, të hartohet strategji nacionale për vetëdijësimin e të rinjve dhe qytetarëve rreth dëmeve që shkakton bixhozi. Këto ishin kërkesat të cilat u paraqitën edhe në protestën e 21 dhjetorit në Tetovë, protestë e cila u mbështet pa rezervë nga qytetarët, institucionet dhe bashkësitë fetare.

Ndryshe, ligji për kazinot pritet të votohet ditëve në vijim pas përfundimit të procesit të ndryshimeve kushtetuese. /Blerona Jakupi/