close
Top LajmeVendi

LËVIZJA ANTI – BIXHOZ: KËRKOHET TAKIM ME LIDERËT E PARTIVE POLITIKE

Screenshot_1

Nuk heqim dorë nga kërkesat tona!


Lëvizja anti – bixhoz, pas takimit me kreun e Kuvendit dhe anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet, informoi opinionin se të njejtit nuk i kanë përkrahur kërkesat e tyre, e konkretisht distancën e kazinove prej 3 km. Megjithatë, nga kjo lëvizje këmbëngulin në kërkesat e tyre dhe kërkojnë të zhvillojnë takim urgjent me liderët e partive politike.

Pas takimit me kreun e Kuvendit dhe deputetët të cilët janë anëtarë në Komisionin për financim dhe buxhet, nga Lëvizja Anti – Bixhoz, me anë të një press konference informuan publikun se kërkesat e tyre rreth ligjit për kazino nuk janë pranuar nga të njëjtit. E debatueshme mbetet distanca e kazinove nga institucionet publike. Prandaj, nga kjo Lëvizje kërkojnë takim urgjent me liderët e partive politike.

Përfaqësuesi i kësaj Lëvizje, Nuhi Ganiu, deklaroi se pavarësisht se deputetët iu kanë premtuar vetëm 500 metra largësi dhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi vetëm 1 km, nga kjo lëvizje këmbëngulin që kazinot të vendosen 3 km larg institucioneve.

Deputeti Rexhail Ismaili i cili është anëtar në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ditë më parë në deklaratën për televizionin tonë, deklaroi se për sot është dashur të vendoset data për debatin publik të ligjit për kazinot.

Ndërkaq deputeti Ismaili, i kontaktuar sot nga televizioni ynë, nuk dha detaje për anulimin e mbledhjes së sotme dhe për zvarritjen e datës së debatit publik. Siç ishte thënë paraprakisht, për Ligjin e Kazinove debati duhej të fillonte pas procesit të ndryshimeve kushtetuese. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia