close
Top LajmeVendi

LËVIZJA ANTI – BIXHOZ MBËSHTETET NGA UT-ja

Screenshot_5

Juristët: Do të vëmë në shërbim kapacitetin tonë


Fakulteti juridik ka mbështetur kërkesat e Lëvizjes Anti – Bixhoz në lidhje me lojërat e fatit. Profesorët kanë deklaruar se do ta vënë në shërbim të gjithë kapacitetin që posedojnë për të eliminuar përfundimisht kazinot që funksionojnë në mënyrë ilegale në vend.

Kërkesat e Lëvizjes Anti – bixhoz në lidhje me ligjin për lojërat e fatit gjejnë  mbështetje edhe nga profesorët e fakultetit juridik të Universitetit të Tetovës. Ky Fakulteti do të vërë në shërbim të gjithë kapacitetin që ka, për ta eliminuar dukurinë negative të kazinove, deklaroi penalisti Qebir Avziu. Ai u shpreh se lëvizjes në fjalë do t’i japin poashtu ndihmën e nevojshme jurdike në hartimin e dispozitave ligjore.

Njohësi i çështjeve juridike, Bashkim Selmani deklaroi se i përkrahin plotësisht dy amendamentet e propozuara nga Lëvizja Anti – Bixhoz. Megjithatë, Selmani theksoi se duhet të shtohen edhe disa kritere bazë si për hapjen e kazinove gjithashtu dhe në mënyrën e funksionimit. I njëjti kërkoi që kriter tjetër të jetë ndalimi i futjes së të miturve në kazino.

Ne nuk i tërheqim kërkesat tona sepse ne nuk jemi vetëm lëvizje por pas nesh qëndron populli dhe ekspertët, deklaroi udhëheqësi i Lëvizjes Anti – Bixhoz Xhemal Abdiu.

Këto komente u bënë gjatë debatit me temë “Propozimet për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit” në UT me pjesëmarrje të profesorëve dhe studentëve. Edhepse ishte paralajmëruar prezenca e disa deputetëve, të njëjtit nuk morën pjesë, me arsyetimin e agjendës së ngjeshur. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia