close

LËVIZJA ANTI – BIXHOZ TAKON ZIADIN SELËN

ASH: Përkrahim kërkesat dhe po punojmë për të njejtat


Përfaqësuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz, zhvilluan takim edhe me liderin e ASH-së, Ziadin Sela. Pas takimit, në deklaratën për shtyp, Sela u shpreh se përkrah iniciativën e Lëvizjes Anti – Bixhoz që të rregullohet me ligj çështja e lojërave të fatit. Duke folur për distancën prej 3 km të kazinove, kreu i ASH-së theksoi që kjo distancë nuk vlen vetëm për institucionet por edhe për objektet e banimit.

Ndërkaq, nga Lëvizja Anti – Bixhoz, insistojnë për kërkesat e tyre dhe për votimin e një ligji të mirëfilltë për lojrat e fatit.

Ndryshe, ditë më parë përfaqësuesit e Lëvizjes Anti – Bixhoz zhvilluan takim me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe me përfaqësuesit e dy krahëve të Lëvizjes Besa, me ç’rast edhe njëherë ua përcollën nga afër kërkesat e tyre.

Ditën e nesërme, siç bëjnë me dije nga kjo lëvizje, është paralajmëruar takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti. /Blerona Jakupi