Lëvizja BESA përmes një komunikate për media dënon formën e dhunshme të protestave që po zhvillohen në Shkup sidomos gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sonte. Lëvizja BESA dënon vandalizmin ndaj pronave private në Çarshinë e Shkupit dhe bën thirrje që të gjitha palët të ruajnë qetësinë dhe sigurinë publike dhe të protestohet në mënyrë paqësore.
Protesta e dhunshme cënojnë të drejtën e qytetarëve të tjerë dhe shtojnë pasigurinë në vend. Në vazhdimësi shqiptarët kanë qenë viktimë e inskenimeve të ndryshme të të gjithë pushteteve deri më tani, andaj apelojmë deri te pushteti që të reagojë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë për të ruajtur qetësinë dhe pronën e qytetarëve, që të mos lihet dyshim se mund të bëhet fjalë përsëri për ndonjë inskenim.
Poashtu ftojmë të gjithë aktorët politik në vend që në këto momente të rëndësishme të orientimit euro-integrues, të gjithë të japim maksimumin që të ruhet qetsia dhe stabiliteti i vendit si dhe të japim kontributin maksimal për të përshpejtuar fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian.
Lexo gjithashtu
SHGM: Qeveria nuk duhet të fshehë informacione publike nga gazetarët
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon qëndrimin injorues të Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Sekretariatit të…
21.07.23 18:51
Qeveri – “Behtel Enka”: Nënshkruhet marrëveshja për korridoret 8 dhe 10 D
PROJEKTI 1.3 MILIARDË EURO, 110 KM AUTOSTRADA, AFATI I NDËRTIMIT DERI 2027 Qeveria e RMV-së ka nënshkruar Marrëveshjen…
08.03.23 14:29
Ambasada e Rusisë në Maqedoni shpërndan fotografi provokative
Ambasada e Rusisë në Shkup ka publikuar një fotografi provokuese në rrjetin social Twitter. Në faqen zyrtare të…
07.11.22 18:26